Policia e Shtetit ka vendosur sekuestro preventive mbi disa prona që kapin vlerën rreth 3 milionë euro, në pronësi të dy vëllezërve dhe të një shtetasi tjetër.
Si rezultat i hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e shtetasve Gëzim Sallaku, S. S. dhe R. K., banues në Durrës, prona të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shtetasit Gëzim Sallaku, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve S. S. dhe R. K., konkretisht:
Gëzim Sallaku rezulton i arrestuar nga Policia Italiane në vitin 2018 si pjesë e një organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike.
Gëzim Sallaku, është një emër jo pak i njohur për drejtësinë italiane. Ai njihet dhe me nofkën “talebani” apo “Zim”.
Më herët Sallaku është arrestuar më 14 prill të vitit 2015, pasi akuzohej për pastrim parash, vjedhje të materialeve të ndërtimit dhe përvetësim të aseteve fiktive. Në atë kohë urdhër-arresti ndaj tij u lëshua nga Prokuroria e Kremonës.
Gëzim Sallaku, është president i ekipit të futbollit italian “Darfio”, pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s.
Sipas autoriteteve Iitaliane, mendohet që vlera e këtyre aseteve të arrijë në rreth 13 milionë euro. I arrestuar në fillim të 2017-ës ku vuajti masën e arrestit vetëm për disa muaj, Sallakut në fund të viti 2017-ë iu njoh nga Gjykata Kasacionit kthimi i pronave dhe aseteve të sekuestruara përfshirë dhe aksionet e klubit të futbollit “Darfio”.
Arrestimi i Sollakut u bë në kuadër të një operacioni të gjerë ku në shtëpinë e tij u gjetën tre armë zjarri pa leje përkatëse si dhe një sasi municioni. Ato mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij.
Në tetor 2017 ishte arrestuar dhe Saimir Sallaku, vëllai i Gëzim Sallakut, i cilësuar si bosi i grupit të trafikut të heroinës. Ndërkohë që së fundi janë arrestuar për armembajtje pa leje dhe përfunduan në burg Gëzim, Isuf, Gazmir e Taulant Sallaku.