I ngarkuari me punë pranë Ambasadës Amerikane, David Wisner ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në Spitalin Amerikan.
Ai është mirëpritur nga CEO i spitalit, z.Klodian Allajbeu.
Gjatë kësaj vizite Dr. Allajbeu i prezantoi infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.
Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektrik, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scinetific etj, e shoqeruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka sherbyer si katalizator jo vetëm për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin shendetsor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptar të marrin shërbime Shendestore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm jashtë vendit.
Wisner vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendren STROKE dhe takoi ekipin mjeksor të drejtuar nga Prof. Dr. Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjeksore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.
Dr. Allajbeu i prezantoi historikun e përgjithshëm të spitalit, sukseset, sfidat e kaluara dhe aktuale me të cilat perballet sistemi shendetsor, si edhe planet për të rritur prezencën e brendeve amerikane me qëllim përmirësimin e shërbimit mjeksor ndaj qytetarëve shqiptare./albeu.com