Tenori i shquar Ramë Lahaj ka humbur nënën e tij. Ky lajm u dha nga vetë ai për publikun, përballë të cilëve po performonte ditën e djeshme në sheshin ‘Skëndërbej’ në Prishtinë.
Ai ka mbajtur me version të shkurtur koncertin pasi nëna e tij u nda nga jeta dy orë përpara shfaqjes që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.
Për këtë arsye, është mbajtur vetëm çereku i asaj që ishte planifikuar nga interpretimet e tij.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar Lahaj para mijëra spektaktorëve.