“I ka bo baba 3 milionë euro”, Erzeni porosit djalin se si të sillet me Ervinin: Mos i beso, është i infiltruar

AlbEu.com ka zbardhur detaje nga dosja “Metamorfoza 2” e cila po hetohet nga SPAK pas zbërthimit të mesazhe të SKY ECC që çuan pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Policisë, kriminelë dhe janë shpallur në kërkim disa perosan të tjerë.

Ajo që bie në sy është përfshirja në përgjime e ish-zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani (I arrestuar) dhe fjalit të tij Eralbi i shpallur në kërkim.

Eralb Breçani është kunati i Ervin Matës, pasi ka marrë për grua motrën e këtij të fundit.

Ajo që vërehet është se përveç rrethit të ngushtë familjar, Erzeni nuk ka shumë besim te Ervini, madje shpesh udhëzon të birin t’i qendrojë larg.

Madje Erzeni në një moment i këkron Eralbit që mos bëjë asnjë muhabet droge në sy të Ervinit, madje t’i thotë që edhe lekët që ka bërë i ka prish për qefin e tij, pasi ai vetë ëhstë i zoti t’i bëjë 3 miljonë euro si xhaxhallarët dhe babi i tij.

….Nuk merrem thuej me asgja. Baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro për pes vjet, e na kan majt me lek, me shpia, me pun të pastër, dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog, pa pun te pista, kaq asht e vërtet dhe thuja në mes tanve….Mos fol gja në sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë…’, i drejtohet Erzeni të birit gjatë një komunikimi.

/Taulant Halili/ AlbEu.com/


Shtuar 23.11.2023 08:11