I hapte profile false në rrjetet sociale 26-vjeçares, policia arreston të riun në Librazhd

Rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim real, teksa të dhënat e personave të ndryshëm keqpërdoren.

Policia e Librazhdit, bën me dije se një 31-vjeçar me inicialet B.B, ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke i hapur më pas kësaj të fundit profile false në rrjete sociale.

Po ashtu, mësohet se i riu e ka përndjekur vajzën.

Pas denoncimin, policia ka arrestuar 31-vjeçarin, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar 10.01.2024 11:52