I gjenden 35 pako kokainë në sediljen e Range Roverit, arrestohet modelja e njohur

Modelja e njohur, Afroditi Barba me dalje të shumta televizive dhe pjesëmarrje në reality shoë-n e modës GNTM2 u arrestua për trafik kokaine.

31-vjeçarja u arrestua pasi në Range Roverin e saj, policët gjetën 35 gramë kokainë nën sediljen e shoferit. Ajo u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë në Glyfada të Greqisë, ndërsa automjeti i saj u konfiskua.

Sipas burimeve, substanca e paligjshme ishte e ndarë në 35 pako najloni, duke bërë që policia të besojë se pretendimi i saj për përdorim personal ishte i pajustifikuar.

Modelja, në deklaratën që i dha policisë pohoi se nuk dinte asgjë për kokainën dhe se nuk mund të justifikonte sesi u gjet droga nën sediljen e makinës që ajo zotëronte. Megjithatë, ajo nuk ishte bindëse dhe kështu u ngrit një çështje kundër saj për trafikim.

E dyshuara pritet të dalë nesër para prokurorit për të paraqitur mbrojtjen e saj.


Shtuar 23.08.2021 13:37