EMRI/ U qëllua me thikë për motive pronësie, kush është pronari i resortit në Korçë

Shtetasi Anri Reli, i cili dyshhet se qëlloi me thikë pronarin e një resorti të njohur në Moravë ka rënë në prangat e Policisë.

Personi që mbeti i plagosur nga sulmi i tij është shtetasi Sotiraq Misha, i cili u transportua me urgjencë për në të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në siptalin Rajonal.

Konflikti dyshohet se ndodhi për motive pronësie dhe Anri Reli, rezulton djali i një biznesmeni tjetër të njohur në zonë, Arben Relit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Plagosi me mjet të mprehtë 1 shtetas, kapet dhe shoqërohet nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 13:28