Jo më emërtime sllave në Shqipëri, cili është qyteti i radhës që pritet të ndryshojë emrin

Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora skraparase në botë kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvëndësohet me qyteti Skrapar, raporton gazeta Drita.

Shumë shpejt nisma do të kalojë në këshillin bashkiak, mandej në formën e një projektligji për tu shqyrtuar në komisionet parlamentare.

Parlamenti i ri do të ketë mundësinë dhe kënaqësinë e votimit të këtij projektligji historik për ndryshimin e emërtimit të njësisë vendore.

Pas nismës pë ndryshimin e emrit të ish bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, tashmë Skrapari është nisma e radhës, shkruan gazeta Drita.

Kjo nismë do të udhëhiqet prej kryetarit të bashkisë Skrapar zt. Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës.

Siç bëjnë autoritetet për gazetën Drita, Bashkia Skrapar ndër të tjera sëbashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 13:39