Gjykata e Vlorës ka ndryshuar e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan disa ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronësie.
Fatos Myslymi, i cili u la në burg është liruar, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Myslym Myslymit dhe Elmaz Myslymit nga arrest në shtëpi iu është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’.
Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës disa ditë më parë, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre. Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.