I ftohti polar, Porja: “Frymëmarrje” të mërkurën, por në këtë datë rikthehen sërish temperaturat ekstreme

Meteorologia e MeteoAlba Lajda Porja e ftuar në “Log.” me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se i ftohti do të largohet dalëngadalë prej ditës së mërkurë për të rinisur sërish në datë 2 shkurt.

“Është një sistem që ka qarkulluar. Te ne ka ardhur te veriu. Si një kanal. Fillimisht e përjetuan vendet e rajonit. Kjo masë e ftohtë kishte një fuqi të jashtëzakonshme duke spostuar një masë më të nxehtë drejt Egjeut duke bërë që në Greqi të ketë dy situate, një të ftohtë dhe një të ngrohtë.

Ka një tërheqje të masës së ftohtë ditën e mërkurë. Zonat malore mbeten në vlera -4 ose -5 gradë që janë temperature tipike për stinën. Do kemi një riaktivizim të të ftohtit polar në fillim të shkurtit. Në datë 2 shkurt”, u shpreh Porja.

Ajo deklaroi se në valë e dytë të të ftohtit për këtë vit, temperaturat nuk do të zbresin në vlerat që janë aktualisht por maksimumi deri në -10 gradë në rang territori. Përgjithësisht shkurti parashikohet të jetë i ftohtë, me temperatura deri -2.5 gradë më të ulëta se mesatarja për këtë muaj.

“Janari mbyllet pa reshje. Në 2 shkurt një masë që do zgjasë për 5 apo 6 ditë nuk priten vlera aq ekstreme sa ato që po shënohen gjatë këtyre ditëve. Do të zbresin temperaturat deri në -10 gradë në nivel territori. Shkurti parashikohet të jetë i ftohtë. Të paktën 15 ditëshi do jetë me temperatura 2.5 gradë më ulëta se mesataret e këtij muaji”, tha Porja. /abcnews.al


Shtuar 24.01.2022 22:38