Policia ka proceduar penalist 37-vjeçarin K. M., pasi nën efektin e alkoolit i ka djegur të ëmës shtëpinë.
Ka qenë vetë zonja e shtëpisë që ka konfirmuar se ishte i biri që i vuri flakën banesës, ndërsa sot policia bën me dije se 37-vjeçari është vënë nën hetim
Gjithashtu policia e Vlorës ka vënë në pranga edhe disa shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi për veprën penale “Dhuna në familje”, e shtetasit A. P., 51 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një sipërfaqe toke në fshatin Vërmik, ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka djegur me zjarr banesën e tij, në lagjen “Partizani”, Vlorë.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com