I dënuar për vrasje e trafik droge, kush është “Xubi” i Yzberishtit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit

Viktima ishte duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera, duke i marrë kështu jetën.

Avdillari rezulton i dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 11.05.2021 15:49