Foto ilustruese
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. 28-vjeçari shqiptar është arrestuar nga karabinierët e stacionit Santa Maria a Monte.
28-vjeçari është dënuar me shtatë vite burg, për vrasje, kryer në Bientinë në vitin 2018.
Ishte një mosmarrëveshje në vendin e punës e cila kishte degraduar më pas në përplasje fizike me një kolegun e tij më 8 mars të 2018. 28-vjeçari e kishte goditur në kokë, dëmtim që çoi në vdekjen e kolegut , pas tre javësh i shtruar në spital./albeu.com