Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur sekuestro për pasuritë e F. Abduramanit, i dënuar për pjesëmarrje në njw organizatë kriminale.
Pasuritë në zotërim të shtetasit F. Abduramani janë sekuestruar pasi ai është i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian.
Pas kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur pranimin e kërkesës.
Pasuritw e sekuestruara janw si mw poshtw:
Pasuria Nr.22/***, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
Pasuria Nr.18/***, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
1 (një) garazh (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L****”, Lushnjë;
1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2
3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m2 dhe 84.88m2, me vendndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;
Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazh”;
Në zbatim të vendimit gjyqësor është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë./albeu.com/