I dënuar me burgim të përjetshëm, shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun

Seanca në Apelin e Posaçëm, për të dënuarin me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, Laert Haxhiu, është shtyrë për në datën 9 tetor ora 12:00.

Në trupën gjykuese janë Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi. Seanca u shty, pasi mungon Pëllumbi për shkak të lejes vjetore.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.

E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa ishte përherë të parë në këtë seancë kreu i SPAK Altin Dumani.

Mësohet se Laert Haxhiu përmes avokatit të tij Detar Hysi, ka kërkuar heqjen dorë të prokurores Doloreza Musabelliu, për shkak se ka konflikt interesi.

Kjo për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka deklaruar se do të vrasë prokuroren e çështjes. Për këtë arsye Komisioni i Posaçëm, i ka shtuar sigurinë.

Gjithashtu, gjyqi u ndoq dhe nga babai i Haxhiut.


Shtuar 4.10.2024 12:12