MotoGP/ Marc Marquez rikthehet te fitorja pas gati 2 vitesh

Marc Marquez rikthehet në shkallën më të lartë të podiumit në MotoGp pas plot 581 ditësh. Piloti spanjoll i Hondas zyrtare triumfoi në Çmimin e Madh të Francës në pistën e Sachsenring duke lënë pas portugezin Miguel Oliveira me KTM dhe francezin Fabio Quartararo me Yamaha.

Ky i fundit ka blinduar vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm duke thelluar diferencën ndaj Zarco që e mbylli garën në vendin e 8-të. Për Marc Marquez kjo ishte një fitore e merituar pasi e dominoi garën nga fillimi në fund dhe mbi të gjitha ishte e 11-ta radhazi në Sachsenring, një sinjal ky se po rikthehet Marquez i ditëve më të mira.


Shtuar 20.06.2021 17:45