I dënuar me 3 vjet burg për kultivimin droge, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombërtar

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar me emrin Shpëtim Kamberaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2021, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Vihet në pranga një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2021, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sattiva.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 12:16