Një shqiptar i kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana është arrestuar në Greqi. Ai Shqiptari është kapur rastësisht nga policia greke të shtunën në zonën e Neapolit në Lasithi.
Policia greke tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve të mëtejshme për momentin, por mësohet se shqiptari është transferuar në Komisariatin e Heraklion për procedura të mëtejshme.
Shqiptar rezulton i dënuar me 20 vjet burg për “vrasje te mbetur në tentativë”, për një rast të ndodhur verën e kaluar ku qëlloi një person duke e lënë të plagosur rëndë. Ai jetonte në Greqi në Agios Nikolaos dhe kishte plotësuar dokumentet për leje qëndrimi për arsye pune. Ai është identifikuar nga patenta.