Ditën e sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është kapur në Kapshticë, 64-vjeçari Pëllumb Braçe, i cili ishte në kërkim nga policia.
Gjykata e Durrësit, e ka dënuar atë me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” sepse në vitin 2010 ka përvetësuar, me anë të mashtrimit një shumë të konsiderueshme parash.
Të lidhura
None found
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
