I dehur në timon, arrestohet i riu që përplasi për vdekje 18-vjeçaren në Durrës

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që përplasi dy këmbësoret pasditen e djeshme në Durrës.

Nga aksidenti, një nga vajzat, 18 vjeç, humbi jetën, ndërsa 13-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. K., 22 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Qerret-Katund i Ri, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç dhe më pas ka aksidentuar 2 këmbësore, shtetasen F. K., 18 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka humbur jetën në vendngjarje, dhe një shtetase 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 12:15