EMRI/ Arrestohet autori që aksidentoi italianen në Durrës, në kërkim edhe për vjedhje

Policia ka vënë në pranga autorin e aksidentit të ndodhur 4 ditë më parë në Durrës. Është vënë në pranga 22-vjeçari Endri Zaja, i cili aksidentoi shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe  dhe u largua nga vendngjarja. Ai gjithashtu ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i  2 vjedhje në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polcisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor  i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”./albeu.com


Shtuar 19.06.2021 16:25