Gjatë natës, një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje.
I burgosuri ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës.
Gjatë natës është aratisur, ndërsa dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.