Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme rreth orës 12:10 në Bulqizë.
Një masiv shkëmbor është shembur një një galeri në Zonën e Parë, duke zënë brenda një minator.
Sipas policisë minatori Muharrem Plaku ka qenë duke punuar në brendësi të galerisë, dhe që prej ditës së djeshme ai ndodhet i bllokuar në galeri nga shembja e masivit.
Pas ngjarjes ka mbërritur grupi i Avari Shpëtimit dhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave(RISHM), por akoma asnjë shenjë për fatin e 60-vjeçarit, pasi sasia e materialit të rrëzuar është shumë e madhe duke vështirësuar kështu punën.
Ngjarja ka ndodhur në një galeri të subjektit KADURTEX, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë./albeu.com