Shprehën publikisht dashurinë, Antonela dhe Arsimi shfaqen së bashku në Milano (FOTO LAJM)

Prej ditësh në rrjet po përflitet se pas ndarjes nga Ana, Arsimi ka nisur një lidhje me Antonelën. Shkak i këtyre aludimeve u bënë postimet flirtuese të dyshes në rrjete sociale ku edhe i shprehin dashurinë njëri-tjetrit duke treguar mallin që ndjejnë dhe duke thirrur njëri-tjetrin me fjalë zemre.

Dyshimet janë përforcuar, sepse përpos komenteve, ata janë takuar me njëri-tjetrin në Milano. Antonela ka ndarë një video në Instastory ku shihet pranë Arsimit te Katedralja e Milanos.

“Njerëz po ecja te Duomo (Katedralja) dhe shikoni kë takova”, shprehet Antonela duke qeshur.

Ndonëse ndjekësit janë të bindur që ata të dy kanë nisur një lidhje, nuk përjashtohet mundësia që Antonela të jetë pjesë e klipit të Arsimit, i cili do të publikojë këngë së shpejti.


Shtuar 10.05.2021 08:53