Servet Bytyçi, vëllai i Shahe Lika që u gjet e vdekur në banesën e saj në Kamëz disa ditë më parë, hedh dyshime se pas kësaj ngjarjeje të rëndë qëndron bashkëshorti i saj, Shefqet Lika. Ky i fundit është lënë në arrest me burg për shkak se nuk ka raportuar vetëvrasjen e saj.
Shahe Lika u var në një serë pranë banesës së saj në Kamëz, por bashkëshorti e raportoi si vdekje natyrale. Ishin familjarët e viktimës që njoftuan policinë me pretendimin se ainuk ka treguar të vërteten. Siç thotë i vëllai, në një intervistë ekskluzive për “Abc-ja e mëngjesit”, motra e tij nuk është vetëvrarë.
Serveti shprehet se në trupin e saj janë gjetur shenja dhune, të cilat janë mbuluar me grim. “Motrës time i është bërë grim në fytyrë. Aty është gjetur çanta e prerë, një palë çorape. Ajo ka dashur me ikur, në këtë moment çanta është gjetur e prerë, thonjtë të kujt janë në dorën e motrës time.
Pse autopsia tregon sikur është vetëvrarë, kemi pasur informacion nga autopsia se është dhunuar dhe nuk përmendet askund. Janë zhdukur rrobat e motrës , janë zhdukur provat materiale. Një skenar i parapërgatitur. Prona e shtëpisë pse është kaluar në emër të nënës që është në prag të vdekjes.”
I vëllai theksoi se motra ka pasur një marrëdhënie të vështirë me bashkëshortin, kishte ushtruar dhunë ndaj saj por kishte qenë e motra që kishte “përtypur” gjithçka për të mos u ndarë. “Fotoja që iu dërgova është fotoja e kufomës së motrës. Nuk e di se si e ka nxjerrë ekspertiza vetëvrasje.
Më mori djali në telefon dhe më tha halla vdiq. Nga familja e tij, nuk kam pasur asnjë njoftim, rrethanat ishin të paqarta. Kur u mor vesh lajmi, dy vëllezërit e mi dhe nipi janë nisur për në Shqipëri nga Londra.Kur kam marrë vesh që ka vonesa në lajmërim, nuk kishte asnjë njoftim nga familja.
Kam pritur të paktën një ngushëllim. Në këtë moment, bisedova me vëllanë dhe thamë që diçka nuk shkon. Ndoshta varrimi të bëhet te ne sepse e ndjeja se diçka nuk shkonte.“, tha ai. “Shefqeti është 56 vjeç dhe nuk mbaj mend që të ketë punuar një ditë. Vetëm alkoolin ka pasur.
Të gjitha janë kontributet e motrës. Në 2005 ndodhi një mosmarrëveshje, e mora motrën pa dëshirën e tij. Ai nuk na u përgjigj pas keqtrajtimeve që i bënte motrës. Është tip mendjemadh. Isha shumë i acaruar por kishte natyrën që qante dhe përulej shumë.
Nuk menduam që të shkonim në ekstrem sepse vendoste motra jo ne. Rasti i fundit ka qenë më dajën. Pasi motra shkoi dy javë te daja, ai u përgjigj duke thënë se nuk do t’i thoshte një fjalë të rëndë asaj.”, tha ai mes të tjerash.