Elseid Hysaj vijon të jetë pa skuadër, pas përfundimit të eksperiencës së tij me Lazion në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares është aktualisht lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë me çdo klub që i plotëson kërkesat ekonomike dhe i paraqet një projekt të bindshëm sportiv.
Të lidhura
None found
Sipas raportimit të “TuttoMercatoWeb”, në ditët e fundit për futbollistin shqiptar ka mbërritur interesim nga Premier League ruse. Disa ekipe, identiteti i të cilave ende nuk është bërë publik, kanë paraqitur ofertat e tyre për Hysajn, të cilat po analizohen nga lojtari.
Hysaj e komunikoi ndarjen me klubin kryeqytetas në qershor. Gjatë periudhës me Lazion, ai regjistroi 131 paraqitje, shënoi 2 gola dhe dha 4 asiste. Në rast se transferohet në Rusi, ai do të gjente atje edhe Mirlind Dakun, i cili së fundmi u largua nga Rubin Kazan për t’iu bashkuar Spartakut të Moskës.
