Humbi zgjedhjet, kandidati i PDK-së jep dorëheqje nga politika

Kandidati i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pas humbjes në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, Kilaj ka thënë se jeta politike për të ka mbaruar, derisa ka falënderuar të gjithë ata që i kanë besuar.

 Postimi i plotë i Kilajt:

Të dashur qytetare të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Ju faleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borxh gjithmonë! Ju faleminderit përjetësisht të gjithë Ju që më besuat!


Shtuar 14.11.2021 22:15