Humbi ndaj Bjellorusisë, Federata e Futbollit të Kosovës shkarkon trajnerin Giresse

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Ky vendim vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë, 1-2. Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.

Të lidhura

None found

Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar kosovar. Ndërkohë menjëherë kanë filluar të lakohen kandidatët e parë, ku një pistë e mundshme është të ulet trajner shqiptar.


Shtuar 20.06.2023 13:34