Humbi kontaktet me familjen teksa ndodhej me pushime në Shqipëri, 27-vjeçarja italiane gjendet në urgjencën e QSUT-së

Olga, vajza e cila po kërkohej nga prindërit italianë është gjetur në urgjencën e QSUT-së.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj.

27-vjeçarja, e cila ndodhej në Shqipëri me pushime humbi kontaktet me familjen e saj në Itali.

Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Lexo edhe: Ishte me pushime në Shqipëri, e reja nga Italia humb kontaktet me familjen

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

“Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme. Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë në kutinë postare:

[email protected], të kontaktojë drejtpërdrejt me policinë e Tiranës ose Ambasadën Italiane në Tiranë”, thuhej në mesazhin e tyre.


Shtuar 10.10.2023 10:37