Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një puntor është rrëzuar nga lartësia. Mësohet se 55 vjeçari humbi ekuilibrin dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti në punë.
‘Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.