Humb jetën shoferi, aksidentohet minibusi plot shqiptarë në Bullgari

Një aksident ka ndodhur në Bullgari në autostradën “Maritsa” ku është aksidentuar një autobuz me pasagjerë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe siç raporton mediumi lokal bullgar “Haskovo”, nga ky aksident ka mbetur i vdekur shoferi, ndersa katër pasagjerët kanë shpëtuar.

Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme. Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen.

 

 


Shtuar 25.05.2021 16:12