Një turist gjerman ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i moshuari ka humbur jetën në hotelin ku ishte akomoduar, dhe paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Në një hotel në Vlorë, ka humbur jetën shtetasi gjerman 75 vjeç, i cili ishte akomoduar në këtë hotel. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.