Situata në Deçan të Kosovës nga helmimi masiv sa vjen dhe rëndohet. Deri më tani raportohen 800 të sëmurë dhe një i vdekur.
Dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit, por megjithatë priten ende analizat mikrobiologjike të ujit.
Kryetari Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime.
Rastet e helmimit filluan që para dy ditësh, ku disa persona kërkuan ndihmë në spital, pas shfaqjes së simptomave./albeu.com