Pedagogia dhe zëvendësdekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi, Nevila Dibra ka ndërruar jetë pasi ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë.
Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993.
Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Studentët do ta kujtojnë prof. as. dr. Nevila Dibra si lektoren e aftë dhe dashamirëse; kolegët si pedagogen e përkushtuar; miqtë si shoqen unike, tha sot, Rektorja, Prof. Dr. Suzana Golemi.