Hoxha: Bardhok Pllanaj i përfshirë në fushatën elektorale të 25 prillit dhe në zgjedhjet e 2017

I ftuar në studion e Opinion, Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga vrasje e Bardhok Pllanaj në Shkodër.

Hoxha shtoi më tej se ai ka lidhje me botën e krimit dhe se ka marrë pjesë në fushata elektorale.

Pllanaj ishte aktualisht i përfshirë në zgjedhjet elektorale të 25 prilit,  dhe në zgjedhjet e 2017, ai kishte mbështetur LSI shtoi më tej hoxha.

“Bardhok Planaj nuk hynte në ndonjë nga grupet kriminale të Shkodrës. Ka shtëpinë në Shtoj të ri dhe po shkonte nga qyteti n shtëpi të vet. Nuk është ruajtur dhe nuk mbante eskort si këta të tjerët. Po ta shikosh atentati ka vazhduar në vijimësi, është qëlluar në ndjekje dhe ai ka humbur ekuilibrin. makina bën një rrotullim dhe autorët e kanë qëlluar përsëri. Autorët nuk kanë dalë nga makina se ai udhëtonte. Shikoni intensitetin që është goditur dhe është qëlluar me dy armë zjarri. Një person i tretë është në timon dhe një që i ka pritur pas djegies së makinës. Është një krim i mirëorganizuar. Ai nuk i çonte gjërat tek arma, i mbyllte konfliktet, Ai ka qenë si një lloj ndërmjetësi kur kishin konflikt mes grupeve të tjera. Aftësia e tij ka qenë krijimi i lidhjeve me agjencitë e zbatimit të ligjit, korruptimi i tyre, polici, prokurori, gjykatë prandaj ka dalë vazhdimisht. I është ngrirë një pallat në zonën e Dobraçit, paleje 11 katësh janë 20 apartamente. Ai ka një hotel në hyrje të Shkodrës, një në dalje dhe ka binznese në zonën e Velipojës. Ai është i përfshirë në veprimtari tregtare që i ka me persona të tjera. Ka patur lidhje politike, ishte i përfshirë në fushat elektorale aktualisht, mbështeste një forcë politike që besonte që do e ndihmonte. Në zgjedhjet e fundit ka qenë më i angazhuar në fushatë duke mbështetur LSI, rasti më flagrant të përfshirjes së tij është ngjarja me Mark Frokun.”-tha Hoxha.