Formacionet e mundshme, Juventus-Napoli

Gazzetta.it analizon formacionet e mundshme të Juventus-Napoli, ndeshje që do të luhet të mërkurën.

Të dy ekipet luftojnë për vendin e katërt dhe gjenden me pikë të barabarta.

Mes rradhëve të bardhezinjëve Chiellini e De Ligt duket se do të jenë zgjedhjet e detyrueshme për mbrojtjen.

Të pazëvëndësueshëm në krahë Cuadrado e Chiesa. Danilo mund të luajë majtas. Në qendër flitet për një rikthim të dyshes titullare Bentancur-Rabiot.

Arthur nuk ndihet mirë dhe do të kishte munguar pavarësisht dënimit. McKennie pritet të nisë ndeshjen nga pankina.

Ramsey mund të luajë titullar në krahun e majtë. Në sulm duket se përsëri do të kemi Morata e Ronaldo. Dybala mund të luajë minutat e fundit të ndeshjes.

Ja formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Chiellini, de Ligt, Danilo; Ramsey, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo

NAPOLI (4-2-3-1): Ospina/Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Fabian, Demme/Bakayoko; Lozano, Zielinski, Insigne; Mertens


Shtuar 5.04.2021 22:55