Horoskopi javor: Bëjini “sytë katër” te portofoli, shenjat që do të kenë probleme me shëndetin

Dashi

Mbërritja e Mërkurit në qiellin tuaj gjatë kësaj jave mund të sjellë ide shumë të ndryshme nga zakonisht dhe do ju futë në një botë tjetër. Bëni kujdes. Për ju të dashuruarit kjo periudhë duhet marrë me shumë qetësi. Mos kërkoni që gjithçka të ndryshojë menjëherë pas disa problemeve që keni pasur. Vendimet gjithashtu duhet t’i lini për më vonë. Ju beqarëve do ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme papritur e pa kujtuar. Hapeni zemrën dhe shprehini ndjenjat. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do përkujdeseni për çdo detaj. Pas ditës së mërkurë do ketë edhe disa përmirësime. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni dhimbje shpine, reumatizëm dhe do ndiheni nervozë. Në punë do jetë Dielli që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave.

Demi

Tregohuni me të vendosur gjatë kësaj jave dhe bëni ndryshimet që aq shumë i keni dëshiruar. Po u munduat do ja dilni mbanë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për të ndarë çdo gjë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do afroheni edhe më shumë me të dhe marrëdhënia në çift do ngrohet tej mase. Ju beqarët do jeni joshës më shumë se kurdoherë dhe do keni plot mundësi për takime. Dikush madje mund t’iu bëjë edhe një propozim mbresëlënës të cilit nuk do ju rezistoni dot. Financat në fillim të javës do jenë të mira, por pas disa shpenzimeve të kryera gjendja do filloje të luhatet. Shëndeti do jetë problematik vetëm nëse vuani nga sëmundje kronike. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot.

Binjakët

Nëse kujdeseni shumë dhe mbani larg rreziqet gjatë kësaj jave, gjërat do ju ecin më mirë Për ju të dashuruarit do jetë një javë intensive. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më gati se kurrë për të marrë vendime. Ju beqarët do lodheni pak, por në fund do e gjeni personin i cili do ju përshtatet në çdo detaj. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të veproni sepse çdo gabim sado i vogël qoftë mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga ndryshimi i motit. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja, të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat.

Gaforrja

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Në përgjithësi jeta juaj në çift do shkojë mirë, por yjet këshillojnë të shpreheni më tepër dhe mos mbani asgjë përbrenda. Pasioni ka shumë gjasa të mbizotërojë mbi arsyen. Edhe për ju beqarët pritet një javë e bukur dhe e mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojeni secilën. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Për një shëndet edhe më të mirë se më parë duhet të konsumoni sa më shumë ushqime me vitamina e proteina. Puna do jetë dinamike, intensive dhe e lodhshme. Do jeni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe ka mundësi të merrni vendime për të ardhmen.

Luani

Venusi dhe Saturni do ju bëjnë shumë të drejtpërdrejtë gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit bashkëpunimi do jetë shumë i fortë. Do jeni tolerantë me njëri-tjetrin dhe nuk do mbani kot së koti inat. Nëse keni pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do përfitoni mjaft nga mundësitë që do iu jepen për aventura dhe nuk do mendoni aspak të krijoni një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë të mira. Transaksionet dhe investimet do favorizohen. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni dhimbje muskujsh ose kockash. Në punë do e keni më të thjeshtë të punoni në ekip dhe t’i pranoni mendimet e te tjerëve.

Virgjëresha

Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave. Ju të dashuruarit do jeni të vendosur të flisni hapur me partnerin mbi disa çështje delikate. Edhe pse ai nuk mund t’i presë mirë është një hap që herët a vonë duhet bërë. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do e gjeni një person interesant me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa strikte dhe të ulni shpenzimet. Vetëm kështu do shmangni problemet e mëdha. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jetë e mirë. Nuk do keni asgjë shqetësim, madje nuk do e ndieni as lodhjen e punës. Në punë mos u dorëzoni edhe nëse gaboni herën e parë. Mos u dekurajoni nga ato që do iu thonë kolegët.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Ju të dashuruarit nuk duhet të bini pre e intrigave të disa personave dhe të debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jetë e pajustifikuar dhe do hapni probleme të kota. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Lodhja e madhe në punë do sjellë probleme shëndetësore. Jo vetëm që do jeni nervozë, por mund të keni dhimbje koke dhe shpine. Në punë do jetë javë e ngarkuar. Do bëni mirë t’i merrnit gjërat shtruar sepse askush nuk do ua dijë për nder.

Akrepi

Nëse keni shpresuar për një javë plot hare, dëshirat nuk do ju plotësohen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e tensionuar dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Partneri do jetë më kokëfortë se ju dhe nuk do bëjë asnjë tolerim. Ju beqarët do e lini veten të udhëhiqeni nga pasioni dhe do kaloni momente shumë të këndshme. Për ju është më i rëndësishëm momenti, jo e ardhmja. Për shkak të shpenzimeve të nevojshme që do kryeni, situata do ketë disa tronditje në fillim të javës. Për shëndetin duhet të kujdeseni më tepër. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë do iu vendosin përpallë sfidave të vështira, por ju do i kaloni më shumë sukses.

Shigjetari

Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeta juaj në çift ka kohë që nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa më parë situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë që të jeni më të qetë. Ju beqarët do afroheni shumë me një mik të vjetër dhe nga fundi i javës pritet të ndodhë diçka e veçantë. Në planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat të shpenzoni do keni probleme. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë me shqetësime. Mire do ishte të fillonit ndonjë dietë të lehtë, pa e ekzagjeruar. Në planin profesional do ndërmerrni iniciativa të mëdha dhe do arrini shumë afër qëllimit final.

Bricjapi

Shfrytëzojeni sa më shumë të mundeni çdo moment gjatë kësaj jave sepse do kënaqeni pafund. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë shumë më harmonike dhe në krahët e partnerit do ndiheni më të dashuruar. Edhe pse të angazhuar me shumë punë do e gjeni kohën për të kaluar pak kohë me të dashurin e zemrës. Ju beqarët ka shumë mundësi të bëni çdo lloj çmendurie vetëm që gjendja sentimentale t’iu ndryshojë. Miqtë do iu japin edhe një ndihmë. Në planin financiar do kryeni edhe transaksione të rëndësishme kështu që gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti ditët e para do jetë delikat, por me kalimin e kohës do vijë duke u stabilizuar. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet.

Ujori

Mërkuri do ndikojë shumë këtë javë në jetën tuaj në çift dhe do ua ndryshojë ritmin që keni ndjekur deri më tani. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një periudhë e mirë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet dhe do e vuani tej mase këtë pjesë. Sado që do mundoheni nuk do arrini dot ta bëjnë për vete atë që pëlqeni. Edhe gjendja financiare do lërë shumë për të dëshiruar. Do tundoheni nga disa objekte dhe nuk do pyesni për harxhimet. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe për disa kohë nëse tregoheni të kujdesshëm. Në punë, mundi i kohëve të fundit do japë frytet e veta. Keni për t’u ndier më së miri dhe madje do përfitoni edhe ngritje në detyrë.

Peshqit

Për shkak të vështirësive që do ketë kjo javë mundohuni të jeni disi më të logjikshëm me çdo fjalë apo veprim. Jeta juaj në çift do kalojë një periudhë mjaft delikate. Në shumë momente do keni dyshime për atë që keni në krah dhe do e pyesni gjerë e gjatë. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do iu ndryshojë rrënjësisht. Gjërat ndodhin atëherë kur më pak i pret. Financat do kenë përmirësime të vogla, por që do ju ndihmojnë të dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak më mirë se më parë. Në punë do filloni projekte të rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme.