HOROSKOPI/ 27 gusht 2021, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dashi

Sot, jini vendimtarë, por pa e tepruar për sa i përket kontakteve dhe komunikimeve tuaja ndërpersonale! Mundohuni të mos jini absolut në pikëpamjet këmbëngulës, duke refuzuar drejtpërdrejt mendimin e të tjerëve! Gjithsesi, sot, mund të gjeni lehtë zgjidhje për problemet dhe çështjet që ju shqetësojnë.

Nëse jeni të beqarë, përqendroheni te një person specifik që ju intereson! Sot, ai do t’ju japë disa ‘copëza’ interesi, megjithëse me ngurrim!

Nëse jeni të dashuruar, kërkoni në marrëdhënien tuaj, siguri, stabilitet dhe besim! Sidoqoftë, nuk është nevoja  ta kërkoni atë nga partneri, me posesivitet dhe presion!

Demi

Hëna sot është në shenjën tuaj dhe ju shkëlqeni! Keni sukses në duart tuaja, për shkak të veprimit tuaj vendimtar dhe të menjëhershëm, për sa kohë që shmangni tendencën tuaj për arrogancë!

Ju keni vetëbesim absolut dhe nëse i mbani tonet e ulëta, do të keni sukses të bindni bashkëbiseduesit tuaj dhe t’i magjepsni të gjithë përmes aftësive tuaja komunikative.

Mos shkaktoni tension në mjedisin tuaj profesional, thjesht për arsye egoizmi ose publiciteti! Financiarisht, mos bëni blerje të rëndësishme sot!

Binjakët

Përpiquni të mos ndikoheni nga opinionet e të tjerëve, sepse ajo që dëgjoni nuk është domosdoshmërisht e drejtë ose e vërtetë! Në vend të kësaj, besojini intuitës tuaj të zhvilluar pa hezitim para se të merrni vendime.

Nëse jeni të dashuruar shmangni marrëdhëniet paralele, sepse rrezikoni të zbuloheni.

Gaforrja

Sot prisni disa ndryshime, që fillimisht mund t’ju dëmtojnë! Sidoqoftë, me ndihmën e miqve tuaj, arrini dhe përmbushni një qëllim ose ëndërr të madhe dhe përshtateni me situatën e re, të papritur!

Përveç kësaj, sot ju dalloheni për inteligjencën, idetë dhe sharmin tuaj të fortë, veçanërisht në mënyrën se si komunikoni, në marrëdhëniet dhe kontaktet tuaja ndërnjerëzore!

Luani

Shumë nga problemet tuaja do të zgjidhen sot, për shkak të qasjes suaj të mençur dhe të pjekur! Ju shpërbleheni sot, për qetësinë, durimin dhe përgjegjësinë, duke përmirësuar imazhin dhe statusin tuaj shoqëror!

Mund të dukeni pak të ftohtë sot, por ky është qëllimi juaj i vërtetë! Për të pasur pranë jush, vetëm njerëz që ju respektojnë dhe vlerësojnë!

Virgjëresha

Duhet të përfitoni nga fati dhe optimizmi juaj, në çdo që qëllim që  keni vendosur! Çuditërisht, sot, jeni të pushtuar nga një dëshirë e fortë për aventura, liri dhe mirëqenie! Thjesht duhet të jeni të kujdesshëm, tendenca juaj për cinizëm dhe provokim në fjalët tuaja, mund të shkaktojë keqkuptime në kontaktet shoqërore, marrëdhëniet dhe shoqërimet, prandaj kini kujdes të mos jeni aq spontan!

Peshorja

Dëshirat realizohen përmes kontakteve dhe komunikimeve, për shkak të bindjes suaj të fortë dhe intuitës së mprehtë që keni.

Shmangni sot jetën intensive shoqërore dhe fjalët e shumta të padobishme me personat që ju rrethojnë dhe në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të arrini qëllimet dhe planet më lehtë.

Akrepi

Sot gjithçka shkon pikërisht ashtu siç dëshironi, një fakt që do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura dhe të kaloni momente të bukura me njerëzit tuaj! Situatat e vështira përfundojnë dhe zgjidhjet vijnë kryesisht me ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve! Dita do t’ju japë mundësi të pafundme për t’i dhënë fund vetmisë, pasi tani shumë njerëz kërkojnë t’ju kenë pranë!

Nëse jeni të dashuruar, partneri do të kujdeset për ju në mënyra të ndryshme dhe kështu ju do të ndiheni përsëri të sigurt për dashurinë dhe përkushtimin e tij!

Shigjetari

Sot dalloheni për dinamizmin tuaj të qetë, prakticitetin dhe logjikën tuaj të fortë! Në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje të përmbushni shumë nga detyrat tuaja në pritje, por dhe të arrini shumë qëllime të larta dhe të rëndësishme, të cilat jeni përpjekur t’i përmbushni për një kohë të gjatë tani! Përveç kësaj, është koha e duhur për t’u marrë me përmirësimin e gjendjes tuaj fizike!

Bricjapi

Fati është padyshim në anën tuaj, kështu që mos hezitoni për asnjë moment të ndërmerrni iniciativa ose të bëni fillime të reja! Ju përgjigjeni në mënyrë perfekte në çdo rast, kryesisht për shkak të veprimit tuaj dinamik dhe efektiv!

Nëse jeni të dashuruar, sigurohuni që sot t’i jepni rëndësinë”dëshirave” dhe nevojave të partnerit tuaj.

Ujori

Një problem familjar ose një marrëdhënie e trazuar dhe e lëkundur do zgjidhet sot për shkak të qasjes suaj të pjekur dhe të matur!

Mund të dukeni pak më “të mbyllur” shoqërisht, por ky është në thelb qëllimi juaj! Mbani  pranë vetes, vetëm njerëz që vërtet ju duan dhe ju besojnë!

Peshqit

Kontaktet dhe komunikimet tuaja janë të shpejta, efikase dhe konstruktive! E vetmja gjë që duhet t’i kushtoni vëmendje sot, është tendenca juaj për thashetheme dhe gabime!

Nëse jeni të dashuruar, përpiquni të jeni më të përgjegjshëm, seriozë dhe të ndershëm në marrëdhënien tuaj!


Shtuar 26.08.2021 23:50