Horoskopi 22 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Mirë është që sot të kujdeseni pak më shumë për veten dhe jo të fiksoheni vetëm për të mbrojtur ata që ju rrethojnë. Dijeni se askush nuk mendon njësoj për ju. Fale influencës së shumë planetëve, atmosfera për ju të dashuruarit do jetë e ngrohtë dhe dita do jetë e mbushur plot gëzim. Mos u shqetësoni për asgjë. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga personat shumë më të mëdhenj. Kujdes, vërtet mund të jenë më të pjekur, por nuk do mund t’iu bëjnë dot të lumtur. Në punë nuk do keni probleme apo pengesa nëse arrini ta menaxhoni padurimin. Më mirë bëjeni çdo gjë me ngadalë dhe duke i peshuar më tepër gjërat. Në sektorin financiar do keni shumë fat të përmirësoni buxhetin. Merkuri do iu mbështetë.

Demi

Sot Hëna dhe Marsi do iu japin shumë alternativa që ju t’ia dilni mbanë kudo. Do jeni shumë të frymëzuar he të bindur në vetvete. Venusi do kujdeset për ju të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerit do jetë e ngrohtë, sensuale dhe do mbizotërojë bashkëpunimi. Ju beqarët edhe pse do hasni disa pengesa do i shprehni ato që ndieni. Pritet një dite me shumë fat për ju. Në punë nuk duhet të nxitoheni shumë sepse në fakt gjërat do ju ecin më së miri dhe kolegët kanë besim tek ju. Në planin financiar do mundoheni të ruani një ekuilibër dhe do kontrolloni dëshirat për të shpenzuar pa kufij.

Binjakët

Duhet të reflektoni gjatë kësaj dite para se të hidhni hapa sepse nesër pasojat mund të jenë të rënda. Ju që jeni ne një lidhje do mundoheni të verifikoni aftësitë tuaja për të joshur, por kjo do iu çojë në fillimin e një aventure të re. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Ju beqarët nuk duhet të prisni mrekulli këtë herë edhe pse të ndikuar nga Plutoni mund të keni njohje të reja. Në punë vetëm falë ndihmës së kolegëve dhe besimit të shefave keni për të arritur atje ku doni. Financat nuk do jenë të këqija, por nuk është momenti për shpenzime të mëdha.

Gaforrja

Planetët do kenë ndikim të keq tek jeta juaj sot dhe për shkak të kapricove të shumta mund të keni edhe konflikte të forta. Influenca e keqe e Uranit do sjellë probleme për ju të dashuruarit. Do filloni të dyshoni për ndjenjat e partnerit. Mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Ju beqarët do keni një takim që do zhvillohet në një klimë të qetë dhe plot dritë. Lidhja që do krijoni do jetë serioze. Në punë nuk do jetë një nga ditët më të mira kështu që do e keni të nevojshme të luftoni fort për të arritur atë që doni. Mëngjesi do jetë më i përshtatshëm për të rregulluar gjendjen tuaj financiare. Pasdite, tregohuni më të matur me shpenzimet.

Luani

Gjatë gjithë kësaj dite do keni një nevojë jetikë për t’u ndier të nevojshëm për të gjithë dhe do ofroni mbështetje pa kushte. Nëse keni një lidhje, falë mbështetjes së Neptunit do të mbretërojë bashkëpunimi midis jush. Do e bëni partnerin të ndjehet mirë dhe do i thoni fjalë të ngrohta. Mundohuni të jeni edhe pak më tolerantë. Nëse jeni beqarë do keni një jetë sociale shumë aktive. Mërkuri do iu japë mbështetjen e tij gjithë kohës. Në punë nuk do ju mungojë asnjë moment vullneti dhe energjia kështu që priten vetëm arritje të njëpasnjëshme. Për sa iu përket financave, pritet që situata të jetë e mirë, por nuk mund të bëni investime shumë të mëdha.

Virgjëresha

Jo çdo gjë do jetë e lehtë për ju sot, megjithatë nëse favorizoni komunikimin dhe mundoheni të jeni të matur gjërat edhe mund të normalizohet dhe të ecin si duhet. Venusi do jetë mjaft i favorshëm për ju të dashuruarit, por Plutoni do ndikojë negativisht. Ose do jeni të lumtur ose do kaloni një ditë të mbushur me tension. Mund të lindin edhe debate. Ju beqarët duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë për ju. Prisni edhe pak për shpirtin binjak. Në punë mos kërkoni të ecni shpejt me projektet e nisura sepse mund të pengoheni dhe mund të rrëzoheni. Situata financiare do fillojë të përmirësohet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do dini si të “luani” dhe do dilni përherë të fituar. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk doni t’i përsërisni më ato. Ju të dashuruarit do kërkoni harmoninë mbi të gjitha. Sot do filloni ta përforconi lidhjen tuaj edhe pse në një moment mund të lindë edhe pak tension ju do jeni të vendosur t’i bëni ballë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe do keni sukses në dashuri. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe ta pandalshëm. Nuk do neglizhoni asgjë dhe do arrini gjithë objektivat. Mungesa e realizmit në planin financiar do iu sjellë probleme. Pakësoni sa të mundni shpenzimet.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do keni ndryshime të shpeshta humori dhe nuk do jeni shumë të sigurt se çfarë doni të bëni. Marrëdhënia me partnerin do vihet në pikëpyetje dhe mund të marrë një kthesë të gabuar. Një darkë romantike mund të bëjë edhe mrekulli për të konsoliduar lidhjen tuaj. Për sa iu përket ju beqarëve, planetët do vënë në plan të parë çështjet e zemrës. Priten takime të reja e pasionante. Në punë do ndodhë një ndryshim. Mos kini frikë, por besoni më shumë tek vetja. Me maturi dhe këmbëngulje patjetër që do arrini gjithçka. Yjet do ndikojnë pozitivisht, por edhe negativisht tek financat. Tregohuni më të matur.

Shigjetari

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që dëshironi dhe madje për të arritur majat të përballeni me këdo. Për ju të dashuruarit, në përgjithësi dita do jetë plot bashkëpunim. Nëse jeni në të njëjtën punë apo keni të njëjtin profesion do bëni pak garë me njëri tjetrin, por dita do mbyllet mirë. Ju beqarët do keni një takim që do iu lerë me gojë hapur. Do kërkoni me çdo kusht të krijoni një lidhje me të. Në punë do jeni të përgjegjshëm, diplomatë dhe të kujdesshëm. Qëllimet që i keni vënë vetes do i arrini me çdo kusht. Do merreni pak më shumë me sektorin financiar dhe kjo do sjellë një përmirësim të ndjeshëm.

Bricjapi

Sot do jeni plot me ide interesante dhe nuk do bëni aspak gabime. Do merrni frymë lirisht dhe buzëqeshja do jetë mbizotëruese. Falë Venusit, perëndeshës së dashurisë, jeta juaj në çift do kalojë një periudhë euforike. Marrëdhënia me partnerin do të pushtohet nga ngrohtësia, bashkëpunimi dhe sensualiteti. Ju beqarët duhet t’i shprehni të gjitha ndjenjat në mënyrë që të përjetoni ato që keni menduar prej kohësh. Në punë, me pak më shumë diplomaci do kaloni çdo sfidë dhe do hidhni hapa akoma më përpara. Performacat kanë për të qenë të shkëlqyera. Paraja, nuk do iu shqetësojë aspak. Neptuni do iu ndihmojë mjaft në planin financiar. Përfitoni sa më shumë.

Ujori

Yjet do iu japin mundësinë të reflektoni më shumë sot dhe të vendosni disa objektiva që doni të arrini. Në vijimësi do ndiheni edhe më të qetë. Hëna do ndikojë se tepërmi tek ju të dashuruarit. Nëse mendoni se rutina iu ka mërzitur mjaft atëherë ka ardhur koha të bëni ndryshime. Mos u vononi shumë sepse më vonë gjërat mund të komplikohen. Nëse ju beqarët keni pasur një takim kohët e fundit, Marsi do i përshpejtojë pak gjërat. Në punë më në fund do merrni aprovimin për një kërkesë që keni bërë dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Nëse iu duhet të bëni ndonjë shpenzim bëjeni, por pa boshatisur llogarinë tuaj bankare.

Peshqit

Mërkuri do ju bëjë më entuziastë gjatë kësaj dite. Nuk do e mbani mendjen tek hallet e problemet që keni pasur, por do mendoni me pozitivizëm për të ardhmen. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do shkojë mirë dhe nuk do ketë asnjë problem që duhet t’iu shqetësojë. Për sa iu përket ju beqarëve, Marsi do e shtojë edhe më shumë dëshirën tuaj për të dashuruar. Një pjesë e ëndrrave tuaja do fillojnë të realizohen. Në punë ambienti do jetë i ndërlikuar në mëngjes, por pas diskutimit me shefat do i keni idetë më të qarta. Me financat duhet të bëni shumë kujdes. Shikoni njëherë sa e keni buxhetin dhe më vonë merrni një vendim. Kujdes edhe me shpenzimet.