Horoskopi 20 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Dita e sotme do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të njëpasnjëshme Shpesh do ndiheni keq dhe do doni të shkëputeni nga gjithçka. Nëse jeni në një lidhje do keni vështirësi të shumta dhe do keni nevojë të qëndroni herë pas here vetë. Ai që keni në krah do jetë me nerva dhe nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim. Ju beqarët mos u dekurajoni edhe sikur të merrni refuzime sepse të paktët tentuat dhe nuk qëndruat në vend. Në punë sado që të mundoheni të arrini atje ku doni nuk do ja dilni dot sepse do keni kundër kolegët dhe disa shefa. Financat nuk do jenë të mira e për më tepër do ju kërkohet të shlyeni borxhet. Situata do jetë shumë e ndërlikuar.

Demi

Prezenca e Marsit në qiellin tuaj mund t’iu bëjë goxha impulsivë sot. Mund të merrni edhe vendime të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje do e gënjeni për çdo gjë atë që keni në krah dhe kjo ka për ta tensionuar akoma edhe më shumë situatën. Ai që keni në krah nuk do ketë më besim tek ju dhe do e shohë me dyshim të ardhmen së bashku. Ju beqarët mund të pëlqeni një person dhe do bëni sakrifica vetëm për të arritur ta bërë për vete. Në punë nuk do koordinoheni si duhet me kolegët që keni në grup dhe nuk do ja dilni të arrini në kohë ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Binjakët

Dita e sotme do fillojë mirë, por pas disa të papritura të shkaktuara nga miq hipokritë humori do ju ndryshojë. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më të ftohtë me partnerin tuaj dhe nuk do arrini dot të riktheni emocionet. Bëni durim dhe sapo të gjeni momentin diskutoni hapur me partnerin. Ju beqarët do joshni dikë vetëm për t’i prishur punë një personi që keni inat dhe ky do jetë një gabim. Në punë tregohuni të kujdesshëm nga disa kolegë që mund t’ua punojnë mbrapa krahëve dhe mos kërkoni mendim nga askush për një projekt që keni nisur. Financat do ju bëjnë me ankth sepse do jenë goxha delikate.

Gaforrja

Hëna do ju bëjë nostalgjikë gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të realizoni të gjitha projektet që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje nuk do e organizoni si duhet ditën dhe në disa momente do e lini pa dore partnerin. Ju beqarët ka rrezik të bëni disa gabime të cilat do kenë pasoja për të ardhmen dhe do ju lëndojnë mjaft. Në punë çdo detyrë do ju duket e vështirë dhe mezi do avanconi. Në disa momente do harxhoni kohë kot së koti duke u marrë me gjëra pa vlerë. Gjendja e financave do mbetet e mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të përfitoni për të shpenzuar shumë.

Luani

Intuita do ju ndihmojë shumë sot jo vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura, por për të shmangur debatet me konkurrentët. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë tolerim më shumë vetëm për të shkuar mirë me atë atë që keni ne krah. Nuk do mungojë edhe ndonjë surprizë e vogël. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do ndaleni asnjë moment për ta bërë për vete pavarësisht se do keni konkurrentë të fortë. Në punë do jeni më të duruar dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që do iu dalin. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi dhe gjithmonë me llogari.

Virgjëresha

Planetët do ju bëjnë më të vendosur sot për të marrë disa vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje mund t’iu lindin herë pas here edhe kontradikta me atë që keni në krah sepse do ju refuzohen disa kërkesa. Në vend që të ngrini zërin ose tentoni të flisni hapur ose qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni një jetë shumë të ndërlikuar dhe as nuk do keni kohë të mendoni për dashurinë. Në punë do jeni disi të paqartë për hapat që duhet të hidhni, por nuk do ndaleni asnjë moment. Nëse kishit aplikuar për diçka mund të merrni përgjigje pozitive. Në planin financiar do shpenzoni me llogari gjithë kohës dhe gjendja nuk do ketë përkeqësime.

Peshorja

Pas vështirësive të kaluara kohët e fundit sot do ndiheni shumë më të qetë dhe më të sigurt. Nëse keni një lidhje mund të ketë edhe momente dyshimi, por në tërësi dita do kalojë mirë. Mos e ndërprisni asnjë moment komunikimin. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës në mbrëmje dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Ja që ndonjëherë gjërat më të bukura ndodhin kur e lini veten të lirë. Në punë respektoni ata që janë mbi ju dhe mos u tregoni asnjë moment mendjemëdhenj. Keni për të fituar më shumë pikë dhe do ju propozohen edhe detyra më të rëndësishme. Në planin financiar mos prisni ndonjë përmirësim të situatës sepse nuk ka për të ndodhur.

Akrepi

Pak diplomaci më shumë nuk do ju bëjë keq sot si në planin familjar ashtu edhe në atë sentimental dhe profesional. Nëse keni një lidhje tregoni ato që ndieni dhe flisni për gjërat që ju shqetësojnë. Duke parë përpjekjet dhe dëshirën tuaj të mirë partneri mund të ndreqë gabimet dhe mund t’iu plotësojë dëshirat. Nëse jeni beqarët pranoni të dilni me dikë, por mos jepni menjëherë fjalën. Në punë do jeni shumë të saktë, të kujdesshëm dhe do i mbroni të drejtat tuaja. Askush nuk mundet dot t’iu shkelë sipër. Sektori i financave do përmirësohet jashtëzakonisht falë një shpërblimi që do merrni.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni jetës sentimentale dhe do bëni disa zgjedhje që mund t’iu ndryshojnë jetën. Për çdo paqartësi flisni hapur me atë që keni në krah dhe mos mendoni asnjëherë se ju jeni mbi të. Të meta keni të dyja palët, por lum ata që janë të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Ju beqarët nuk do dini as vetë se çfarë doni të bëni dhe nuk keni për të hedhur hapa. Në punë do bëni mirë ta pranoni një propozim që do ju bëhet sepse keni për të përfituar më shumë nga sa e keni menduar. Nesër mundet edhe të rini këmbë mbi këmbë, pa u lodhur e dukë fituar para. Financat tani për tani nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Bricjapi

Sot do bëni ndryshime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje mund të vendoni edhe të ndaheni përfundimisht nëse keni pasur probleme shumë të mëdha. Sado e dhimbshme që të jetë do ndiheni më mirë. Ju beqarët nuk do keni shumë besim tek personat që do iu joshin dhe as keni për të hedhur hapa. Me miqtë keni për t’ia kaluar për mrekulli. Në punë do ju kërkohet të jepni maksimumin dhe do lodheni shumë. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos lejoni padrejtësitë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat të mirë falë përkujdesit që keni treguar së fundi situata do mbetet e stabilizuar.

Ujori

Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin sot dhe do ndiheni disi të bllokuar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë misteriozë dhe partneri nuk do e kuptojë dot se çfarë kërkoni për t’u ndier mirë. Nëse nuk flisni dhe qëndroni të mbyllur marrëdhënia juaj nuk do jetë aspak e mirë. Ju beqarët ka mundësi të takoni princin e kaltër. Zemra do ju rrahë fort, trupi do ju mpihet dhe nuk do dini çfarë të bëni. Pickoni veten, reflektoni, kërkoni mendimin e miqve dhe më pas veproni. Në punë disa kolegë do mendojnë sikur ju doni t’i bllokoni dhe mund t’iu prishin planet me projektin që keni nisur. Financat do vazhdojnë të mbeten ende të paqëndrueshme.

Peshqit

Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta bëni jetën tuaj akoma më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do i merrni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje që mund t’iu lindin, madje mund të merrni përsipër edhe disa faje vetëm për ta qetësuar situatën. Mbrëmja në fakt do jetë shumë më e qetë dhe më e bukur. Nëse jeni beqarë do ndërmerrni sfida dhe do guxoni të njiheni edhe më tej me disa persona që do ju prezantojnë miqtë. Në punë nuk do keni dyshim tek aftësitë tuaja dhe mund të provoni veten në një projekt madhështor. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Financat do mbeten të njëjta si dje.