Homazhe për Jorgo Papingjin/ Poeti përcillet për në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë e tij

Poeti dhe “Mjeshtri i Madh”, Jorgo Papingji, është përcjellë për në banesën e fundit familjarët e miqtë e tij. Kolegë, miq dhe dashamirës, i bënë nderimet e fundit në hollin radio Tirana, ndërsa shprehin ngushëllimet për këtë humbje të madhe.

Familjarë miq dhe të afërm, i dhanë lamtumirën e fundit poetit dhe autorit Jorgo Papingjit

Në hollin e Radio Tiranës, u zhvilluan homazhet, ku në shenjë respekti morën pjesë artistë të njohur, kolegë të afërm, dashamirës për të vijuar më tej ceremoninë e përcjelljes për në varreza.

Mes hidhërimit të thellë, miqtë e tij tregojnë që Jorgo do t’u mungojë, ndërsa thonë se vendit iu largua një pasuri e paçmueshme.

Jorgo Papingji, një prej emrave më të mëdhenj të artit dhe muzikës shqiptare, u shua në moshën 81-vjeçare pas një gjendje të rënduar shëndetësore.

Papingji numëron mbi 4000 poezi , përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë.

Ai është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, popullore apo asaj të lehtë. Ai është nderuar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Papingji u lind në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942. Ne karrierën e tij prej thuaj pese dekadash, ai numëron mbi 4000 poezi të mirëfillta, poezi te cilat i veshi me muzikë, duke lënë shenjë në shoqërinë shqiptare.

Ndër këngët e shkruara nga Papingji, veçohen “Kur jemi bashkë të dy” e vitit 1980 kënduar nga Luan Zhegu, ‘Vetem një Fjale’ e kënduar nga e Elsa Lila, ‘Sjam Tribu’ kënduar nga Aurela Gaçe, ‘Të dua o jetë’ kënduar nga Ema Qazimi, “Kur e humba një dashuri” e kënduar nga Manjola Nallbani dhe shumë këngë të tjera.

Pavarësisht pikëllimit të saj, bashkëshortja Tatjana, gjen ngushëllim në faktin se Jorgo iku i përmbushur dhe gjen forcë në kujtimet që krijuan së bashku.

Si një artist të talentuar, por edhe si një njeri të jashtëzakonshëm, e kujtojnë dhe miqtë e kolegët.

Sot, Jorgo Papingji mbetet një nga figurat me të dashura në historinë e muzikës shqiptare. Kontributi i tij i padiskutueshëm në artin dhe kulturën e vendit, do të qëndrojë gjithmonë në kujtesën tonë.

I dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës, Papingji është autor i 5 këngëve fituese në “Festivali i Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.




Shtuar 23.03.2024 14:17