Holanda shtrëngoi masat anti-Covid, qytetarët dalin në protestë

Mijëra njerëz, me pankarta në duar, u mblodhën sot në Hagë të Holandës për të protestuar kundër masave anti-Covid të shtrënguara nga qeveria për parandalimin e pandemisë.

Qytetarët po protestojnë të qetë dhe në asnjë moment nuk ka pasur tensione.

Kujtojmë se rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi dje janë:

Maska e detyrueshme në supermarkete dhe dyqane, në biblikoteka, ndërtesa qeveritare dhe zyra komunale. Në aeroporte dhe stacione treni, kolegje dhe universitete.

Personat që punën e kanë me kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit, si parukierët, do të duhet të mbajnë maska

Maskat po ashtu janë ende të detyrueshme në taksi dhe në transportin publik.

Green Pass do të kërkohet për kafenetë dhe restorantet, duke përfshirë tarracat në natyrë, kazinotë, muzetë, parqet argëtuese dhe vende të tjera ku “njerëzit lëvizin” dhe nuk kanë ndenjëse, ambiente të brendshme për ngjarje sportive amatore për mbi 18 vjeç, por jo jashtë, sporte shkolla, pishina dhe klube fitnesi, duke përfshirë mensat. Në teatro, salla koncertesh dhe kinema ishte tashmë e detyrueshme.

Testi mbetet falas.

Qeveria ka rekomanduar fuqimisht që njerëzit të punojnë të paktën gjysmë jave në shtëpi dhe jo në zyrë, dhe njerëzit gjithashtu inkurajohen të udhëtojnë dhe të lëvizin jashtë orëve të pikut.

Qeveria rekomandoi që njerëzit të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash, të shmangin shtrëngimin e duarve ose përqafimin e njerëzve dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz./albeu.com

 

 

 


Shtuar 7.11.2021 19:24

Tags: