Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me mbështetjen nga parlamenti holandez për hirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim.
Rama shkruan se është një tjetër lajm i mirë, dhe thotë se kishte thënë se sapo të mbaronin zgjedhjet atje, do të kishi mbështetjen e tyre.
Postimi i Ramës:
LAJM TJETËR I MIRË
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim
*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim./albeu.com