Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Policia ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi ka derdhur një sasi benzine para një biznesi dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.
Forcat blu kanë ndërhyrë menjherë për të shmangur incidente të tjera, të mundshme dhe kanë kapur autorin. I arrestuar është shoqëruar drejt ambjenteve të komisariatit dhe pritet të përballet me drejtësinë. Policia po heton më shumë mbui rastin dhe shkaqet që e çuan 49-vjeçarin të ndërmerte një veprim të tillë.