“Historike”, Biden nënshkruan projektligjin që i dhuron 13.6 miliardë dollarë Ukrainës

Presidenti amerikan Joe Bide, ka nënshkruar ditën e sotme projektligjin ku SHBA i dhuron Ukrainës 13.6 miliardë dollarë.

Presidenti Biden e ka cilësuar historik këtë projektligj.

“Sapo nënshkrova projektligjin e financimit dypartiak të qeverisë, duke siguruar një financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën”, shkroi Biden në Twitter.

Shtete e Bashkuara të Amerikës janë renditur prej fillimit krahë BE-së në mbështetje të plotë të Ukrainës, duke vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë.