Historia emocionuese! U përpoqën për 10 vjet të beheshin prindër, zjarrfikësi gjen vogëlushen të braktisur në stacion: Dhuratë nga Zoti

Një çift nga Florida kishte dhjetë vjet që po përpiqej të bënte fëmijë pa sukses. Por ata nuk e kishin imagjinuar atëherë që vajza e vogël do të vinte papritur në jetën e tyre, si një dhuratë nga Zoti.

Burri punon si zjarrfikës. Më 2 janar ai ishte në turnin e natës kur, befas, dëgjoi një alarm: jo për një zjarr, por për një foshnjë që ishte braktisur në Safe Haven Baby Box special jashtë stacionit.

Zjarrfikësi, i cili zgjodhi të mbetej anonim në intervistat e mediave, në fillim mendoi se alarmi ishte fals, por kur shkoi të hapte kutinë, gjeti një fëmijë brenda, të mbështjellë me një batanije rozë.

” Ajo kishte një shishe të vogël me vete dhe ishte e ftohtë, ” kujton ai.

“E përqafova , u pamë në sy dhe kaq, e kam dashur që nga ai moment .”

Kur e çoi foshnjën në spital, ai dhe gruaja e tij kërkuan menjëherë ta birësonin, duke përshkruar luftën e tyre dhjetëvjeçare për t’u bërë prindër.

Pas dy ditë agonie, vajza e vogël, e quajtur Zoey, shkoi të jetonte me ta, për t’u birësuar zyrtarisht në prill.

Arsyeja pse zjarrfikësi vendosi të ndajë historinë e tij është t’i bëjë të ditur nënës biologjike të Zoey ” që fëmija i saj gëzon kujdes dhe dashuri të papërshkrueshme”.


Shtuar 26.11.2023 18:56