Hiqen kufizimet, njoftim i rëndësishëm për ata që duan të fluturojnë drejt Francës

Franca ka zbutur kufizimet për të gjithë udhëtarët shqiptarë që duan të hyjnë në këtë shtet.

Bëhet me dije se edhe të pavaksinuarit mund të udhëtojnë vetëm se duhet të kenë një testë PCR të kryer brenda 72 orëve të fundit.

Ndër të tjera theksohet se tashmë Franca e ka futur Shqipërinë në vendet me rrisk të ulët kundër COVID-19.

Njoftim i TIA:

📌 Franca, nga sot, më 25 Qershor 2021, zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

📌 Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.

📌 Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të licensuara.

📌 Ju rikujtojmë gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

📌 Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).
Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Shtuar 25.06.2021 15:19