3 vdekje dhe 9 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të reja dhe 3 vdekje nga Covid-19.

Rastet e reja me Covid-19 sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë nga tre në Shkup dhe Kërçovë dhe në Manastir, Shtip dhe Dibër nga një.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 13 pacientë./albeu.com

Shtuar 25.06.2021 15:20