Hiqen blindat, ja si duket sot selia e Partisë Demokratike (FOTO LAJM)

Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe pasi Gjykata njohu Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD duke pranuar kështu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit, në seli janë hequr dhe blindat e hekurit, të cilat ishin vënë për të fortifikuar godinën për protestën e 8 janar 2022.

Kujtojmë s e gjithë kupola drejtuese e PD-së ra dakord që blindat duheshin hequr dhe vendimi përfundimtar u mor disa ditë më parë.

Tashmë selia duket sikur “po merr frymë”, pas blindave mbi të cilat ishin ngjitur logot dhe slogani i PD-së “Zgjedhim të ardhmen”./albeu.com


Shtuar 28.03.2022 10:46