Një 26-vjeçar në Himarë, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Si pasojë, i riu ka rënë në prangat e policisë, në mënyrë flagrante jashtë banesës së tij.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin 26 vjeç, banues në Himarë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë Arrest në shtëpi.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.